Albânia, Shekulli, Albanês

[ad_1]

Investigimi për Engjëll Agaçin, gazetari italian i “Rai3” i përgjigjet Ramës: Të dielën e ardhshme do të publikojmë fakte të reja

Autori i programit “Report” të Rai3, i cili publikoi dokumentarin investigativ për marrëveshjen Rama-Meloni për refugjatët dhe theksoi se Engjëll Agaçi, një ish-avokat i narkotrafikantëve është personi kyç që qëndron pas marrëveshjes, ka reaguar në rrjetet sociale, duke kundërshtuar pretendimet e kryeministrit të Shqipërisë.

Më poshtë reagimi i autorit të programit dhe zëvendëspresidentit të RAI-t Sigfrido Ranucci:

Kryeministri shqiptar Edi Rama sulmon ‘Report’:

‘Është shpifja më skandaloze për Shqipërinë’: kështu e përcakton kryeministri shqiptar Edi Rama investigimin e ‘Report’, të transmetuar të dielën (21 prill) në Rai 3, prodhuar nga Giorgio Mottola kushtuar marrëveshjes mes Romës dhe Tiranës për ndërtimin e dy qendrave të pritjes për emigrantët.

Në një koment për ‘Shqiptarja.com’, një nga portalet më të rëndësishme informative shqiptare, Rama nënvizon se: ‘një transmetues i paguar nga taksat italiane është bërë protagonist i një episodi të turpshëm shpifjeje ndaj Shqipërisë, siç ndodhi në vitet në të cilat u shfaqën shqiptarët në mediat italiane vetëm si vrasës, trafikantë, prostituta dhe hajdutë, dhe Shqipëria u prezantua si djepi i krimit në Europë… ka hedhur një sërë akuzash ndaj qeverisë shqiptare, familjes së kryeministrit Rama dhe një prej  bashkëpunëtorëve të tij më të afërt, Engjell Agaci, Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave.’

Edi Rama dhe Sigfrido Ranucci

Agaci, i cili deri në vitin 2013, kur mori postin e tij qeveritar, ishte pronar i një studioje të njohur ligjore në Romë, etiketohej si ‘avokati i besuar i shumë trafikantëve shqiptarë të drogës’, të cilët më pas u kthyen në Shqipëri, ku do të kishin vuajti dënime më të ulëta se ato të marra në Itali.

Kryeministri shqiptar pretendon se versioni i Agaçit nuk është marrë në konsideratë nga autorët e programit. ‘Sekretarit të Përgjithshëm të Kryesisë së Këshillit Shqiptar’, sqaron Edi Rama, ‘i janë dërguar disa pyetje nga gazetari i ‘Report’, i cili me paturpësi epike nuk ka publikuar asnjë nga përgjigjet që i janë dërguar me shkrim’, kështu Agaçi ka bërë me dije se ‘do të bëhet ankim ndaj shpifësit’.

‘Report’ përgjigjet se: Agaçi në përgjigjet e tij me shkrim për korrespondentin tonë Giorgio Mottola, të cilat do të publikohen në profilin e Report, ka konfirmuar se ka qenë avokat i disa trafikantëve të drogës dhe se ka bashkëpunuar në hartimin e marrëveshjes ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë. I detyrohem shumë në emër të së vërtetës, kështu ne do t’i kthehemi çështjes së emigrantëve të dielën e ardhshme. Raporti transmetohet çdo të diel në Rai 3 në orën 20:55”, shkruan ai.

Reagimi i Ramës

Kryeministri Edi Rama hodhi poshtë si të pavërtetë lajmin e publikuar në median italiane ‘La Repubblica’ se ai ka pasur një telefonatë ‘të tërbuar’ me drejtorin e RAI 3 lidhur me emisionin investigativ “Report” transmetuar nga ky ekran. Duke iu përgjigjur një kërkese të Shqiptarja.com, kryeministri Rama tha se u skandalizua nga emisioni me ‘qasje kriminale’ ndërsa La Repubblica ka fshirë shkrimin për ‘telefonatën e tërbuar’. Rama thotë se nuk ka pasur telefonatë të etiketuar si të tillë, por thjesht një kërkesë për telefonatë lidhur me shpifjen më skandaloze të emisionit Report.

Ndërkohë Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë Engjëll Agaçi do të ngrejë padi penale për gazetarin të cilit, – nga përgjigjja e Ramës sqarohet se gazetarit italian i është përgjigjur një për një me shkrim pyetjeve të tij, në afatin e kërkuar prej tij, por ky i fundit nuk i ka publikuar. 

Reagimi i plotë:

Nuk ka pasur asnjë telefonatë me drejtorin e RAI3, po vetëm një kërkesë për telefonatë lidhur me shpifjen më skandaloze të emisionit Report, një episod për Shqipërinë e parë me sytë e shpifësve të mirënjohur të Tiranës dhe ku gazetari italian, me një paturpësi epike jo vetëm që nuk publikoi në emision asgjë nga përgjigjet me shkrim të pyetjeve të tij po me shkrim, dërguar Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë, po edhe u shfaq në një kanal ujrash të zeza në Tiranë ku foli për refuzimin e viktimës së tij për të dhënë përgjigje!

Ndërkohë Sekretari i Përgjithshëm, i cili do të ngrejë padi penale për shpifësin, i është përgjigjur një për një me shkrim pyetjeve të tij, në afatin e kërkuar prej tij, në adresën e tij. 

Kërkesa për telefonatën, lidhej vetëm me këtë fakt të dokumentuar dhe të tmerrshëm për një ekran që paguhet nga taksat e italianëve dhe që u angazhua në një episod të turpshëm baltosjeje të Shqipërisë, siç ndodhte në vitet kur në median italiane shqiptarët shfaqeshin vetëm si vrasës, trafikantë, prostituta dhe hajdutë, ndërsa Shqipëria si foleja e krimit në Europë!

Kisha vite pa u skandalizuar me këtë qasje kriminale në emër të lirisë së medias, por e përsëris, nuk pata asnjë telefonatë të tërbuar me drejtorin e RAI3, me të cilin munda të flas krejt qetësisht vetëm pas gënjeshtre të radhës, që kishte dalë edhe në La Repubblica (e cila e fshiu gënjeshtrën) dhe në Syrin e ujerave të zeza të Tiranës, ku natyrisht për vetë natyrën e misionin e kanalit, gënjeshtra mbeti me shoqet e saj të panumërta në tubacionin e jashtënxjerrjeve të armiqve të betuar të çdo suksesi të Shqipërisë.

[ad_2]

Source link

Notícias

Indonésia, Republika, Indonésio

[ad_1] REPUBLIKA.CO.ID, JAKARTA — Direktur Jenderal Bea dan Cukai Kementerian Keuangan Askolani buka suara soal tingginya sanksi administrasi barang impor. Dia menjelaskan besaran sanksi administrasi

Indonésia, Indo Pos, Indonésio

[ad_1] Harianjogja.com, DEPOK—Ombudsman Republik Indonesia (ORI) DIY meminta masyarakat untuk melapor jika menemui tiang-tiang kabel yang tampak semrawut. Laporan-laporan yang datang dari masyarakat ini akan

Hong Kong, South China Morning Post, Inglês

[ad_1] Hong Kong authorities will step up enforcement on illegal ride-hailing services and rogue taxi drivers over the coming Labour Day “golden week” holiday, while

Tailândia, Business Day News, Tailandês

[ad_1] มูลนิธิสุญญตาวิหารเผยหลักสูตรการดับทุกข์สำหรับผู้บริหารระดับสูงรุ่นแรก มีผู้สนใจในช่วงสองอย่างล้นหลาม รองประธานมูลนิธิฯเผยมีทั้งอดีตรัฐมนตรี อดีต สว. และอดีตปลัดกระทรวง สนใจ ชี้หลักสูตรนี้เหมาะกับโลกในยุคปัจจุบัน นายสมชาย เลิศด้วยลาภ รองประธานมูลนิธิสุญญตาวิหาร เปิดเผยว่าด้วยสถานการณ์ปัจจุบันสิ่งที่เกิดขึ้นทั้งในประเทศไทยและในโลก ทั้งปัญหาสังคม ปัญหาเศรษฐกิจ ปัญหาทุกอย่างอีกมากมายที่เกิดขึ้น สำหรับผู้บริหารจะมีการรับรู้และรับผิดชอบมากกว่าบุคคลทั่วไป ทั้งผู้บริหารหน่วยงานภาครัฐ และผู้บริหารหน่วยงานภาคเอกชน โดยทุกข์ที่เกิดขึ้นนั้น เกิดเพราะความรับผิดชอบที่มีต่อตัวเอง หน่วยงานและสังคม รวมถึงประเทศการเป็นทุกข์สำหรับผู้บริหารแล้ว มักจะไม่สามารถบอกหรือปรึกษาใครได้ เพราะความน่าเชื่อถือและความคาดหวังของคนในองค์กร