Albânia, Shekulli, Albanês

[ad_1]

Mori në krahë djalin pasi ia rrëmbyen gjyshërit, nëna 23-vjeçare flet me lot në sy: E përjetova shumë keq

Nëna 23-vjeçare, Ile Gjuni, është bashkuar me djalin e saj, Amarin pas më shumë se 1 jave.

Ditën e sotme, vjehrra e saj Barie Gjuni vendosi që t’ia dorëzonte të birin në polici.

Fëmija tre vjeçar, i cili u rrëmbye nga gjyshja duke mos ia dorëzuar të ëmës pas një vizite rutinë, më në fund ka rënë në duart e autoriteteve.

Ka qenë gjyshja, Barie Gjuniajo që e shoqëruar nga avokati Petrit Fusha e ka dorëzuar fëmijën në prokurori, ndërkohë që pritet arrestimi i saj.

Mësohet se Barie Gjuni ka qëndruar për disa ditë tek të afërmit në Kukës dhe më pas qëndronte në Tiranë.

Ngjarja ndodhi më 16 prill, kur nënë denoncoi rastet tek autoritetet.

Në lidhje me rastin u arrestuan gjyshi i tre vjeçarit, Rexhep Gunin, 58-vjeç., dhe një nga vëllezërit e gjyshes, Arben Selaj, ndërkohë që ishte shpallur në kërkim gjyshja dhe një vëlla i saj. Për ta u dha dje masa e sigurisë “Arrest me burg” nga gjykata.

Në polici, gjyshi refuzonte të jepte detaje mbi vendndodhjen e nipit. 58-vjeçari pretendonte se fëmija ka shkuar tek të afërmit në Kukës, por nuk gjendet as atje në adresën e dhënë.

Babai i vogëlushit ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti, një vit më parë. Nëna tha për mediat se çdo fundjavë gjyshërit takonin nipin, ndërsa të shtunën që kaloi, ata përmes telefonit i kanë thënë se nuk do ia çojnë më djalin.

Pasi ka marrë djalin nga Policia e Durrësit, Ile Gjuni e shoqëruar nga efektivët është larguar për në banesën e saj.

Në një deklaratë të shkurtër për mediat, 23-vjeçarja me lot në sy u shpreh se e ka përjetuar shumë keq rrëmbimin e të birit nga gjyshërit e tij nga ana e të atit, duke shtuar se tashmë 3-vjeçari është në duar të sigurta.

Djali është shumë mirë, në duar të sigurta. Nuk e di se ku e kanë mbajtur.

E kam përjetuar shumë keq. Faleminderit të gjithëve, policisë së Durrësit dhe mediave”, tha ajo për gazetarët.

Pyetjes, “A do i lejosh gjyshërit ta marrin sërish?”, ajo iu përgjigj: “E di shteti dhe prokuroria, gjykata”.

Gjetja

Ky është momenti kur 3-vjeçari nga Durrësi është ribashkuar me nënën e tij, ndërsa ai mbahej prej ditësh nga gjyshërit Rexhep dhe Barie Gjuni.

Në foton e publikuar nga ministri i Brendshëm, Taulant Balla, shihet vogëlushi në krahët e së ëmës Ile Gjuni brenda në ambientet e Policisë së Durrës, aty ku i mituri u dërgua nga gjyshja e tij.

“Amari i vogël 3 vjeçar sapo mbërriti në krahët e nënës së tij. Ndërsa i takon drejtësisë të vendosë, edhe dashuria e gjyshërve nuk do të mungojë për Amar. Kjo është një nga ato situata për të cilat, nuk gjenden dot fjalët. Përgëzime Drejtorisë së Policisë Durrës”, shkruan ministri i Brendshëm, Taulant Balla.

438686306 960431692115037 6521546091646178450 N

Përplasjet e nënës së 3-vjeçarit me vjehrrit
Ile Gjuni, nëna e 3-vjeçarit pas vdekjes së të shoqit ka vendosur të largohet nga shtëpia e burrit të ndjerë dhe të kthehet në shtëpinë e prindërve të saj. Mes saj dhe gjyshërve të fëmijës kishte patur përplasje për kujdestarinë e 3-vjeçarit.

Ile Gjuni Amar Gjuni

Ile Gjuni, vetëm 23 vjeç, pretendon se kishte vendosur tua linte fëmijën çdo fundjavë prindërve të bashkëshortit të saj, që ka humbur jetën në aksident 1 vit më parë. Avni Gjuni ishte pasagjer në një automjet, ku drejtuesi, u tha se nga shpejtësia humbi kontrollin dhe u përplas në bordurë dhe pastaj në kangjellat e hekurta në anësoren e rrugës, te Kthesa e Kamzës. Babai i 3-vjeçarit humbi jetë nga aksidenti i 23 shkurtit 2023.

Pasi denoncoi rrëmbimin e djalit nga gjyshërit e tij, Ile Gjuni deklaroi në polici se kishte vendosur që çdo fundjavë t’ua dërgonte fëmijën atyre, madje edhe të rrinte me ta, por të shtunën e 13 prillit kur ka shkuar të qëndroje me ta, ajo nuk i ka gjetur, as ata dhe as të voglin e saj.

[ad_2]

Source link

Notícias

Indonésia, Republika, Indonésio

[ad_1] REPUBLIKA.CO.ID, JAKARTA — Direktur Jenderal Bea dan Cukai Kementerian Keuangan Askolani buka suara soal tingginya sanksi administrasi barang impor. Dia menjelaskan besaran sanksi administrasi

Indonésia, Indo Pos, Indonésio

[ad_1] Harianjogja.com, DEPOK—Ombudsman Republik Indonesia (ORI) DIY meminta masyarakat untuk melapor jika menemui tiang-tiang kabel yang tampak semrawut. Laporan-laporan yang datang dari masyarakat ini akan

Hong Kong, South China Morning Post, Inglês

[ad_1] Hong Kong authorities will step up enforcement on illegal ride-hailing services and rogue taxi drivers over the coming Labour Day “golden week” holiday, while

Tailândia, Business Day News, Tailandês

[ad_1] มูลนิธิสุญญตาวิหารเผยหลักสูตรการดับทุกข์สำหรับผู้บริหารระดับสูงรุ่นแรก มีผู้สนใจในช่วงสองอย่างล้นหลาม รองประธานมูลนิธิฯเผยมีทั้งอดีตรัฐมนตรี อดีต สว. และอดีตปลัดกระทรวง สนใจ ชี้หลักสูตรนี้เหมาะกับโลกในยุคปัจจุบัน นายสมชาย เลิศด้วยลาภ รองประธานมูลนิธิสุญญตาวิหาร เปิดเผยว่าด้วยสถานการณ์ปัจจุบันสิ่งที่เกิดขึ้นทั้งในประเทศไทยและในโลก ทั้งปัญหาสังคม ปัญหาเศรษฐกิจ ปัญหาทุกอย่างอีกมากมายที่เกิดขึ้น สำหรับผู้บริหารจะมีการรับรู้และรับผิดชอบมากกว่าบุคคลทั่วไป ทั้งผู้บริหารหน่วยงานภาครัฐ และผู้บริหารหน่วยงานภาคเอกชน โดยทุกข์ที่เกิดขึ้นนั้น เกิดเพราะความรับผิดชอบที่มีต่อตัวเอง หน่วยงานและสังคม รวมถึงประเทศการเป็นทุกข์สำหรับผู้บริหารแล้ว มักจะไม่สามารถบอกหรือปรึกษาใครได้ เพราะความน่าเชื่อถือและความคาดหวังของคนในองค์กร