
Akuza për grup kriminal, gjykata lë në burg Erzen Breçanin dhe tre të arrestuarit e tjerë
Publikuar më 23.11.2023 nga shekulli_admin
Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën ‘’Arrest në Burg’’ për Erzen Breçanin dhe 3 të arrestuarit e tjerë, Dedan Gjoni, Bujar Germizi dhe Bujar Ajeti.
Ish-drejtori i policisë Tiranë, Erzen Breçani, shef i Krimeve në Komisariatin nr.6, Dedan Gjoni, Bujar Germizi dhe Bujar Ajeti do të qëndrojnë në burg deri në përfundim të hetimeve ndërsa Jonida Babameto, oficere e drejtorisë së kufirit dhe migracionit do të hetohet nën masën ‘’Detyrim Paraqitje’’.
Grupi akuzohet për vepra të rënda penale, sigurim kushtesh për vrasje, trafik narkotikësh, pastrim parash dhe përkrahje autori.
Për këtë dosje, SPAK lëshoi 11 masa sigurie, 5 prej të cilave u ekzekutuan, ndërsa 6 u shpallën në kerkim. Mes të shpallurve në kerkim janë djali i Breçanit dhe Ervin Mata.
Ish-drejtori i policisë, Erzen Breçani ka deklaruar se nëse ndodhet në burg për shkak të djalit të tij, i cili është shpallur në kërkim për trafik droge.
Në dëshmi Breçani ka deklaruar se nëse është në burg, është prej djalit të tij, Eralbi Breçani. Ai mohoi të ketë prova për aktivitetin e trafikut të drogës dhe se nuk di gjë se me çfarë merret djali i tij.
Para trupës gjykuese ia ka deklaruar se e ka këshilluar të birin, Eralbi Breçani që të mos merrej me gjëra të paligjshme. Ndërsa ka thënë se vetë i ka shërbyer shtetit edhe duke vënë jetën në rrezik.
“Nëse jam në burg jam prej djalit. E kam këshilluar të mos merret me gjëra të paligjshme. Nuk e di ça ka bërë, nuk kam prova me ça merret im bir. Vetë i kam shërbyer këtij shteti, ku kam vënë edhe jetën në rrezik”, ka thënë Breçani duke përmendur edhe aksionet policore dhe personazhet që ka arrestuar.’’